Krisafi: 6 miliardë euro, shumë pak për të ngushtuar hendekun mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Krisafi: 6 miliardë euro, shumë pak për të ngushtuar hendekun mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

6 miliardë euro është fondi që BE ka planifikuar për Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2027.

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Ledion Krisafi duke komentuar në “MCN Economy” samitin e mbajtur në Tiranë, vë në dukje se shuma e akorduar nuk mjafton për të ngushtuar hendekun midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Ai mendon se në fund vendimi për pranimin e vendeve të rajonit në union do të jetë politik, pasi nuk do të mjaftojnë 10 apo 15 vite për të arritur standardet e BE-së. 

Në lidhje me Ukrainën, Tirana është shndërruar në qendrën diplomatike të rajonit. Ndërsa e dyta, s’do ta quaja tërësisht show, por shifra është shumë e vogël, sepse hendeku midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është shumë i madh. Të ardhurat për frymë, rrogat, niveli i jetesës. Duhet të ngushtohet ky hendek, që Ballkani Perëndimor të bëhet gati. Me 6 miliardë nuk ngushtohet, duhet të shtohen të paktën një ose dy zero. Ballkani Perëndimor ka mungesë të madhe infrastrukture. Shqipëria nuk lidhet me hekurudhë me asnjë vend tjetër. Ka nevojë për investime në industri, bujqësi, hapjen e tregut të BE dhe eksportet e Shqipërisë. Qasja e BE-së duket sempliste. Duhet që të paktën 1 prej 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet pjesë e BE në 2030. Por besoj që asnjë s’do jetë gati me këto hapa që kanë ecur, por do jetë një vendim politik, sikurse ka qenë për Bullgarinë dhe Rumaninë. Ne jemi shumë larg në standarde nga BE dhe s’kanë për t’u mbyllur në 10-15 vite. Shifrat e dhëna 6 miliardë janë shumë të vogla për ta ngushtuar këtë lloj hendeku, aq më tepër në formë kredie”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy