Britani, gjobitet grupi që bëri fushatën e Brexit-it

Britani, gjobitet grupi që bëri fushatën e Brexit-it

Autoriteti britanik i privatësisë ka gjobitur me 120 000 paund (137 000 €) grupin e fushatës Leave.EU dhe kompaninë e sigurimeve Eldon për shkelje privatësie të lidhura me fushatën e Brexit.

"Është thellësisht shqetësuese se të dhëna personale sensitive të grumbulluara për qëllime politike më vonë u përdorën për qëllime sigurimi; dhe anasjelltas. Kjo nuk duhej të ndodhte kurrë", tha Elizabeth Denham, Komisioneri britanik për Informacionin.

Zyra e Komisionerit të Informacionit tha se auditimi i dy kompanive nxori se ato kanë shkelur rregullat sepse i kanë përzier të dhënat e tyre për të synuar mesazhet politike.

Sistemet për ndarjen e të dhënave personale të klientëve të sigurimeve nga ato të abonentëve politikë ishin të paefektshme, gjë që rezultoi në heqjen e të dhënave të klientëve të Eldon Insurance në mënyrë të paligjshme, duke u dërguar atyre pothuajse 300 000 mesazhe të marketingut politik", thuhet në një deklaratë të autoritetit mbikëqyrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy