
Liderja e socialdemokratëve gjermanë u largua nga drejtimi i partisë, pas rezultatit të dobët që SPD-ja arriti në zgjedhjet europiane.
Andrea Nahles njoftoi dorëheqjen nga posti i kryetares së partisë aleate në qeverinë e kancelares Merkel, pasi partia e saj u rendit e treta pas bllokut të CDU-së dhe Të Blertëve në zgjedhjet për Parlamentin Europian.



