
Në Shqipëri afro gjysma e bizneseve operojnë në kushte informaliteti, ndërsa administrata tatimore, vijon të mbetet shqetësimi kryesor sidomos për biznesin e vogël. Konstatimi vjen nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në konkludimin e një raporti të kryer nga Forumi Kombëtar i Biznesit dhe Qendra për Kërkime Ekonomike.



