Shëngjini është kthyer në epiqendrën e të rinjve nga e gjithë bota në këtë fillim qershori.
Në këtë zonë turistike po zhvillohet edicioni i 4 i festivalit ndërkombëtar të muzikës elektronike UNUM.
Mijëra të rinj shqiptarë dhe të huaj janë bërë pjesë e kësaj atmosfere festive elektrizuese, ku mbi 70 artistë me famë botërore, luajnë muzikë përgjatë 24 orëve në tre skena të vendosura në zonën e Ranës së Hedhun.
Ky event po i përmbush në maksimum pritshmëritë e të pranishmeve, të cilët shprehen të mahnitur me bukuritë natyrore të Shëngjinit.
Art, muzikë, aktivitete sportive, promovim dhe kujdes për mjedisin. Kjo është motoja e edicionit të katër të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike që po mbahen në Shëngjin, që do të vijojë deri me 6 qershor.
Ky festival i ka dhënë gjallëri këtij bregdeti duke tërhequr vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, ndërsa për mbarëvatjen e këtij eventi janë angazhuar forca të shumta policie.



