Fluks emigrantësh në pikat kufitare me Italinë dhe Greqinë

Fluks emigrantësh në pikat kufitare me Italinë dhe Greqinë

Festat e Fundvitit kanë krijuar një fluks emigrantësh në Pikat e Kalimeve Kufitare që kthehen në Shqipëri nga shtetet fqinje.

Festat e fundvitit por edhe masat shtrënguese të Greqisë dhe Italisë kryesisht përgjatë ditëve të fundit të vitit dhe fillimvitit 2021, kanë bërë që shumë shqiptarë që jetojnë në këto shtete të nxitojnë për të ardhur në Shqipëri.

Ditën e sotme në Kapshticë, kanë hyrë në territorin shqiptar 930 persona dhe 288 automjete

Në Pikat Kufitare të Gjirokastrës kanë kaluar 2 015 shtetas. 1 504 shtetas kanë hyrë në territorin shqiptar, ndërsa 511 kanë dale.

Nga Porti i Vlorës kanë mbërritur nga Italia 120 pasagjerë, ndërsa nga ai i Durrësit 1 501 pasagjerë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy