Ramush Haradinaj shpall ambicien për president të Kosovës

Ramush Haradinaj shpall ambicien për president të Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shpall kandidaturën për president. Siç shkruan në profilin e tij Haradinaj, kjo ka qenë një nga pikat e diskutuara në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, partia që ai drejton.

Nominimi i një kandidati për president nga radhët e AAK-së vjen një një kohë kur po bëhen bisedime ndërpartiake për rikonfigurimin e qeverisë.

Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit. Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë”, shkruan Haradinaj.

Në mbledhje është diskutuar edhe mbi menaxhimin e pandemisë, një situatë e cila është rënduar dukshëm javët e fundit në Kosovë.

Aleanca qëndron fuqishëm në përkrahjen e menaxhimit efektiv të pandemisë, duke përkrahur bizneset dhe lirinë e lëvizjes së qytetarëve, me masa të propozuara nga ekspertët shëndetësor”, thotë Haradinaj.

Ndërsa në lidhje me bisedimet me Serbinë, AAK është në favor të një marrëveshjeje që sjell njohjen në kufijtë ekzistues, duke ruajtur karakterin unitar të Kosovës së 17 shkurtit.

Ne jemi kundër dialogut teknik, i cili për më shumë se një dekadë i ka shkuar në favor vetëm Serbisë, duke e lënë Kosovën të izoluar”, thotë Haradinaj.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy