Është arrestuar në Duabi me qëllim ekstradimi i shumëkërkuari Durim Bami.

GJKKO ka caktuar ndaj Bamit masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Sigurimi kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje", "Grup i strukturuar kriminal", "Kultivim i lëndëve narkotike", dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal".
Sot në date 12.06.2024 është arrestuar në Dubai me qellim ekstradimi drejt vendit tonë shtetasi Durim Bami datëlindja 29.10.1979 pasi Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin Nr.49 Date 15.05.2024, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për këtë shtetas për veprat penale: "Sigurimi kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje", "Grup i strukturuar kriminal", "Kultivim i lëndëve narkotike", dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal", parashikuar nga nenet, 80, 284, 333/a dhe 334/1 te Kodit Penal. Vijon procedura për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.
Grupi i Durim Bamit i cili vepronte në zonën e Fushë-Krujës, ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës.
Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.
Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e vrasjes së Durim Bamit.



