Kadilli: PD është kthyer në dy parti, as Basha e as Berisha nuk e sjellin dot në pushtet

Kadilli: PD është kthyer në dy parti, as Basha e as Berisha nuk e sjellin dot në pushtet

Sipas demokratit Fatbardh Kadilli as Lulzim Basha dhe as Sali Berisha nuk e sjellin dot në pushtet Partinë Demokratike.

I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Kadilli tha se tashmë që do të ketë dy Kuvende PD do të jetë parti e Bashës dhe e Berishës por pa një projekt të ri.

“Është thelluar konflikti në PD dhe padyshim ka dhe elementë cilësorë. Foltorja tani ka marrë përmasa që do të kenë efekte.

“Përfundimisht me vendimin që mori Basha, nga dy kuvende do kemi dy parti, një do jetë parti e Bashës, tjetra e Berishës, asnjëra nuk do jetë PD. Demokratët mbetën duke pritur një projekt të ri, dikush ka shpresë së ky projekt është Berisha, disa të tjerë mendojnë se është Basha. Por ti themi gjërat siç janë as Berisha dhe as Basha nuk e sjellin në pushtet PD-në.

Foltorja nisi si nevojë për tu mbrojtur, Berisha e nisi për veten. Këta e shohin si instrument Berishën, por në thelb aksioni i jep dobi PD-së sepse demokratët sot kërkojnë kufizim të mandatit të kryetarit, ato që i kërkoja unë por po këto nuk i donin. Ka njerëz te foltorja që jo domosdoshmërisht janë me Berishën”, tha Kadilli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy