Në përgjigje të deklaratës së kryeministrit Edi Rama në lidhje me aleancën qeverisëse, kryetari i LSI-së, njëherësh dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha se LSI i ka shërbyer gjithnjë dialogut e jo konfliktit politik.
Ndërkaq në lidhje me kandidatët, Meta tha se partitë duhet ta kuptojnë se ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet për këdo.



