Britney Spears pozon nudo në plazh gjatë pushimeve me Sam Asghari (FOTO)

Britney Spears pozon nudo në plazh gjatë pushimeve me Sam Asghari (FOTO)

Britney Spears ndau disa foto të nxehta nudo në Instagram, ndërsa ndodhet me pushime me të fejuarin Sam Asghari. 

Këngëtarja, 40 vjeçe, pozoi e zhveshur në breg të detit, ndërsa nuk kishte veshur asgjë veç një gjerdani.

Në një postim tjetër, Spears publikoi një video teksa ecte topless në plazh.

Të dielën, Asghari, 27 vjeç, ndau një video nga një  jakuzzi, në të cilën shihet duke puthur me pasion Spears ndërsa zhytej në një pishinë. Disa orë më parë, Spears zbuloi se ajo e kishte shkuar në udhëtim me Asghari për të festuar ditëlindjen e tij të 28-të, që është më 4 mars. 

“Le të fillojnë festimet e ditëlindjes për të fejuarin tim të mrekullueshëm… e dua shumë!!! Heroi im ... mentori im ...lumturia ime ... dashuria ime !!!" shkroi ajo krahas një videoje që tregonte unazën e saj të fejesës, ndërsa Asghari i puthte dorën.

Spears filloi të takohej me Asghari në vitin 2016 pasi u njohën në xhirimet e videoklipit "Slumber Party". 

Ylli i "Hacks" i propozoi këngëtares në shtator 2020 - vetëm disa muaj përpara se ajo të lirohej nga kujdestaria gati 14-vjeçare me ndihmën e avokatit Mathew S. Rosengart. 

Në ditën e Shën Valentinit, Spears shprehu vlerësimin e saj për Asghari, ndërsa ai qëndroi pranë saj gjatë betejës ligjore për të rimarrë kontrollin e çështjeve të saj personale, mjekësore dhe financiare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy