
Ndryshe nga sa mund të mendohet, të pasurit nuk jetojnë më shumë se të varfrit. Një studim i kryer nga Universiteti i Kopenhagës në Danimarkë e ka hedhur poshtë këtë mit fals. Sipas studimit të publikuar në revistën PNAS, të pasurit jetojnë vetëm 2.5 vjet më shumë se të pasurit.
Autorët kanë analizuar pritshmërinë për jetën për 40-vjeçarët për të gjithë popullatën daneze në vitet 1983-2013. Ata përdorën një algoritëm që llogarit mundësinë e ndryshimit të statusit gjatë jetës, pra të pasur që varfërohen dhe të varfër që pasurohen.
Me këtë metodë, pritshmëria për jetëgjatësinë për një 40-vjeçar rezulton 77.6 vjeç, nëse ka të ardhura të larta dhe 75.2 nëse ka të ardhura të ulëta.
Për gratë, kjo diferencë ngushtohet dhe është vetëm 2,2 vjet. Studime të mëparshme, thonë autorët, kanë gjetur diferenca pothuajse dyfish më të mëdha, por ato nuk kanë marrë parasysh ndryshimet e statusit gjatë jetës.
“Studimi tregon se në 30 vitet e fundit, diferenca është shtuar, pavarësisht se Danimarka njihet për një sistem shumë efektiv të shërbimeve sociale, i cili teorikisht maskon diferencat në klasa shoqërore”, thunë autorët e studimit.



