Patronazhistët/ Komisioneri për të Drejtën e Informimit: Nuk mund të identifikojmë krijuesin

Patronazhistët/ Komisioneri për të Drejtën e Informimit: Nuk mund të identifikojmë krijuesin

Përdorimi i të dhënave personale në funksion të të ashtuquajturit sistemi i patronazhistëve dominoi debatin politik në ditët e fundit të fushatës që u parapriu zgjedhjeve të 25 prillit. Baza e të dhënave për 91 061 qytetarë të Tiranës u bë e aksesueshme për të gjithë pas publikimit të një lajmi nga Lapsi.al. Pas një ankese për përdorim të paligjshëm të të dhënave personale, të paraqitur pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit, ky i fundit ka nisur një hetim, i cili nuk ka çuar te krijuesi ose origjina elektronike e dokumentit.   

Baza e të dhënave sipas Komisionerit ka qarkulluar nëpërmjet kanaleve të ndryshme të komunikimit, ndër të tjera aplikacioni WhatsApp.

Hetimi administrativ i kryer nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit ka përfshirë portalin Lapsi.al, Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Partinë Socialiste dhe Bindjen Demokratike.

Sipas Komisionerit, përfshirja e subjekteve të mësipërm në krijimin dhe qarkullimin e të dhënave nuk është arritur të provohet.

Skandali i patronazhistëve u denoncua edhe nga opozita, e cila kërkoi hetimin e tij nga SPAK, ndërsa pas zgjedhjeve, në raportin final të OSBE-ODIHR-it, u rekomandua e njëjta gjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy