Kreu i policisë së Durrësit Perlat Cullaj, ka reaguar lidhur me akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha.
Sipas kreu të policisë së Durrësit këto janë akuza të pavërteta.
“Nuk dua të përfshihem në ato që ka thënë ai, por të gjitha akuzat ndaj meje janë të pavërteta, janë broçkulla politike. Basha ti drejtohet organeve të akuzës”, tha Cullaj për "News 24".
Gjatë një fjalimi nga çadra e lirisë kreu i opozitës tha se, mu në Manzë, 30 kilometra nga këtu ka një magazinë me 100 tonë drogë, dhe e mbron Perlat Cullaj që e ka emrin në listën e çdo agjencie ligjsbatuese ndërkombëtare, e di unë, e di ky ministri, ish ministri por s’kanë guxim se s’janë këta bosët e Perlatit por është Perlati dhe droga bosët e këtyre. Një magazinë tjetër me 20 ton drogë ndodhet në Ishëm. Për sot po e mbyll me këto dy magazina.



