Nuk justifikoi pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin për prokurorin Kurti

Nuk justifikoi pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin për prokurorin Kurti

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ose KPA, ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit, KPK, për prokurorin e Tiranës Shpëtim Kurti. Më 23 nëntor 2018 KPA mori vendimin për shkarkimin e Kurtit pasi ky i fundit nuk justifikonte pasurinë dhe kishte kontakte të papërshtatshme, duke lënë të kuptohet botën e krimit.

Gjithsesi Kurti nuk e la me kaq dhe vendoi të ankimojë në KPA, por edhe këtu prokurori nuk mori atë që deshi. Vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit e bëri të ditur vetë Kolegji i Posaçëm i kualifikimit, duke shkruar:

"Tupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.5/2019, datë 28.01.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Shpëtim Kurti, kundër vendimit nr. 80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin Dh, pika 3 dhe 4 të Aneksit të Kushtetutës, nenin 61, pika 2 dhe 3, si dhe në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Shpëtim Kurti."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy