Gaza, 5 pacientë vdesin nga mbarimi i oksigjenit në spital

Gaza, 5 pacientë vdesin nga mbarimi i oksigjenit në spital

Pesë pacientë në kujdesin intensiv vdiqën pasi u mbaroi oksigjeni në spitalin kryesor të Gazës jugore e cila u sulmua nga trupat izraelite, duke shkaktuar kaos për qindra persona të stafit dhe persona të plagosur brenda, thanë zyrtarët shëndetësorë të premten.

Trupat po kontrollonin kompleksin, ku ushtria tha se beson se mund të gjenden eshtrat e pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi.

Bastisja erdhi pasi trupat kishin rrethuar spitalin Nasser në qytetin jugor të Khan Younis për gati një javë, me staf, pacientë dhe të persona tjerë që ndodheshin, brenda duke luftuar nën zjarr të fortë dhe furnizime në pakësim, përfshirë ushqim dhe ujë.

Ushtria izraelite tha të premten se kishte arrestuar dhjetëra persona nga objekti, duke përfshirë disa që pretendohej se ishin të përfshirë në sulmin e Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Gjithashtu të premten, një person hapi zjarr në një stacion autobusi në një kryqëzim të frekuentuar në Izraelin jugor, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur katër të tjerë përpara se të qëllohej për vdekje nga një kalimtar.

Më vonë gjatë së premtes, forcat izraelite të sigurisë arritën në shtëpinë e një palestinezi në Jerusalem, i cili më parë ishte identifikuar në mediat sociale si i lidhur me sulmin.

Negociatat për një armëpushim në Gaza, ndërkohë, duket se kanë ngecur dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u tërhoq fort të premten, kundër vizionit të SHBA-së për pas luftës, veçanërisht thirrjet e saj për krijimin e një shteti palestinez.

Pasi foli gjatë natës me Presidentin Joe Biden, Netanyahu shkroi në X se Izraeli nuk do të pranojë “diktatet ndërkombëtare në lidhje me një zgjidhje të përhershme me palestinezët”.

Ai tha se nëse vendet e tjera njohin në mënyrë të njëanshme një shtet palestinez, kjo do t’i jepte një “shpërblim terrorizmit”. Netanyahu ka refuzuar vazhdimisht krijimin e një shteti palestinez.

Netanyahu është zotuar të vazhdojë ofensivën dhe ta zgjerojë atë në qytetin Rafah të Gazës, afër Egjiptit, derisa Hamasi të shkatërrohet dhe dhjetëra pengje të marra gjatë sulmit të militantëve të 7 tetorit të lirohen.

Në bisedën e tyre telefonike, Biden e paralajmëroi Netanyahun që të mos vazhdojë përpara me një operacion ushtarak në Rafah përpara se të dilte me një “plan të besueshëm dhe të zbatueshëm” për të garantuar sigurinë e civilëve palestinezë, tha Shtëpia e Bardhë.

Spitali Nasser ishte i fundit në një seri spitalesh që forcat izraelite kanë rrethuar dhe sulmuar gjatë luftës, duke pretenduar se Hamasi po i përdorte ato për qëllime ushtarake.

Sulmet kanë shkatërruar sektorin shëndetësor të Gazës, teksa lufton për të trajtuar një fluks të vazhdueshëm njerëzish të plagosur në bombardimet e përditshme.

Ushtria tha të enjten se kishte raportime të besueshme inteligjence, se Hamasi kishte mbajtur pengje atje dhe se eshtrat e pengjeve mund të ishin ende brenda.

Të premten, ushtria tha se trupat e saj po vazhdonin të kontrollonin spitalin, por nuk raportuan të kishin gjetur trupa.

Hamasi në një deklaratë të premten mohoi se luftëtarët e saj po përdornin Spitalin Nasser për qëllime ushtarake, duke i quajtur akuzat “gënjeshtra të qarkulluara për të justifikuar krimet e luftës”.

Kujtojmë se lufta filloi kur militantët e Hamasit më 7 tetor nga Gaza sulmuan disa komunitete izraelite, duke vrarë rreth 1200 persona dhe duke marrë peng 250 të tjerë.

Më shumë se 100 robër u liruan gjatë një armëpushimi në nëntor në këmbim të 240 të burgosurve palestinezë.

Rreth 130 pengje mbeten në Gaza, një e katërta prej të cilëve besohet të jetë e vdekur.

Izraeli iu përgjigj sulmit të Hamasit me një nga fushatat ushtarake më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese në historinë e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy