Dhimbjet muskulare/ Fizioterapisti Kapaj flet për ndikimin e ngarkesave fizike dhe qëndrimeve të gabuara

Dhimbjet muskulare/ Fizioterapisti Kapaj flet për ndikimin e ngarkesave fizike dhe qëndrimeve të gabuara

Dhimbjet muskulare, me intensitet të ndryshëm, janë një simptomë e shpeshtë që mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm klinikë. Në shumicën e rasteve, ato lidhen drejtpërdrejt me strukturën anatomike të muskujve dhe mënyrën se si i përdorim ata gjatë përditshmërisë.

Fizioterapisti Ervin Kapaj, për shikuesit e emisionit “Zgjohu me MCN”, foli për ndikimin që kanë ngarkesat fizike dhe qëndrimet e gabuara gjatë ditës, si në këmbë ashtu edhe ulur.

Sipas Kapajt, dhimbjet muskulare nuk varen vetëm nga mosha, por nga mënyra se si e përjeton dhe e menaxhon trupi atë.

Pas moshës 40 vjeç, njeriu humbet rreth 10-15% të masës muskulore, çka është normale, por muskujt nuk duhet lënë të dobësohen. Nëse muskujt humbasin forcën, e gjithë ngarkesa i kalon shtyllës kurrizore, duke rritur rrezikun për dhimbje dhe probleme posturale.

Një tjetër faktor i rëndësishëm është mënyra e jetesës, sa aktiv jemi gjatë ditës, sa kohë qëndrojmë ulur apo në këmbë, sa ecim dhe sa lëvizim dhe rekomandohet të paktën 10 mijë hapa në ditë. 

Po ashtu, ndikim kanë pesha trupore, forma e këmbës (e harkuar apo e sheshtë) dhe disbalancat biomekanike, të cilat mund të çojnë në disfunksione të ndryshme muskulare.

Ne jemi si makina, nëse e përdorim vazhdimisht pa pushim, pas një kohe duhet mirëmbajtje

Sipas fizioterapistit Kapaj, bashkëpunimi i pacientit është thelbësor. 

Pacienti duhet të ndërgjegjësohet për të përmirësuar cilësinë e jetës, të lëvizë më shumë, të ecë, të informohet dhe të kuptojë se çfarë problemi ka dhe çfarë duhet të bëjë për ta parandaluar ose trajtuar.

Dhimbjet e pulpave shpesh vijnë si pasojë e mbingarkesës gjatë ditës dhe shfaqen me shpime muskulare, të cilat ndonjëherë mund të ngatërrohen me dhimbje nervore, siç është nervi shiatik.

Edhe pozicioni i gjumit ka ndikim të madh, pasi disa pozicione krijojnë stres në struktura të caktuara të trupit. Për shembull, gjumi përmbys nuk rekomandohet, ndërsa pozicioni anash, sidomos në anën e majtë, konsiderohet më i favorshëm për shumë persona.

Dhimbjet shpesh lokalizohen në zona të caktuara të trupit, si thembrat, pjesa e përparme e këmbëve, gjunjët apo pjesa e poshtme e këmbëve. Dhimbjet e gjunjëve mund të shfaqen edhe në moshë të re, rreth 18 vjeç, veçanërisht te personat me këmbë të sheshta, ku boshti i këmbës anon nga brenda.

Në përfundim, ai thekson se trupit, ashtu si i japim ngarkesë, duhet edhe t’i japim çlirim përmes lëvizjes së duhur, ushtrimeve, pushimit dhe kujdesit të vazhdueshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy