Merkel: Të mos mbështetemi përjetësisht te SHBA-ja

Merkel: Të mos mbështetemi përjetësisht te SHBA-ja

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u bëri thirrje anëtarëve të Bashkimit Evropian që të rrisin bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje dhe të mos mbështeten “përjetësisht” te SHBA-ja.

Komentet e saj, më 12 janar, vijnë në kohën e pasigurive në Evropë në lidhje me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, dhe angazhimin e tij ndaj lidhjeve transatlantike.

Merkel, megjithatë, nuk e ka përmendur Trumpin me emër.

“Jam e bindur se Evropa dhe BE-ja duhet të mësojnë që të marrin më shumë përgjegjësi në të ardhmen”, tha Merkel gjatë një vizite në Bruksel.

Ajo kujtoi se Evropa përballet me sfida në rritje brenda kufijve dhe në rajonet fqinje, përfshirë migrimin, terrorizmin, luftën në Siri, dhunën në lindje të Ukrainës dhe varfërinë dhe urinë në Afrikë. / REL / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy