
Ekuadori do të duhet të presë edhe disa muaj për të ditur emrin e presidentit të ri.
Luisa González, 45 vjeç, besnike e ish-presidentit Rafael Correa dhe Daniel Noboa, 35 vjeç, djali i një prej sipërmarrësve më të pasur në vend, do të garojnë në raundin e dytë më 15 tetor.
Rezultati doli në fund të një dite zgjedhjesh në dukje të qetë, por thelbësisht të tensionuar, të dominuar nga frika e dhunës së trafikantëve të drogës, në një vend ende në tronditje për vrasjen e kandidatit Fernando Villavicencio.
Pjesëmarrja ishte mbi 82%.



