Dialogu Prishtinë-Beograd, Vuçiç: Pavarësinë e Kosovës nuk e njohim

Dialogu Prishtinë-Beograd, Vuçiç: Pavarësinë e Kosovës nuk e njohim

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, njoftoi të shtunën se negociatat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Njoftimi erdhi pas takimeve të veçanta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin Albin Kurti.

Lajçak ka thënë në Tëitter se dje, së bashku me të dërguarit e Gjermanisë dhe Francës, Jens Plettner dhe Emmanuel Bonn, ka pasur “diskutime të rëndësishme dhe të thelluara” me Kurtin në Prishtinë dhe Vuçiçin në Beograd, për të shqyrtuar opsionet për përparim në dialog.

“Procesi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim”, tha Lajçak.

Por çështja që i ka ndarë gjithnjë Prishtinën dhe Beogradin mbetet ende e pazgjidhur.

“Nuk do të ketë asnjë diskutim për të ardhmen e Serbisë, as njohje të Kosovës”, ka shkruar Vuçiç.

“Aktualisht jam duke biseduar me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, si dhe me këshilltarët për politikë të jashtme dhe të sigurisë të Republikës së Francës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, Emmanuel Bonn dhe Jens Plettner, gjithmonë të gatshëm për zgjidhje kompromisi, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Jo dorëzim! Rroftë Serbia!"

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy