Partia Demokratike ka shigjetuar përsëri Ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin. Në një deklaratë për mediat Deputeti Arben Ristani tha se puna e oficerit të anti-drogës Dritan Zaganit, është sabotuar ndërsa kërkimet dhe faktet e tij i janë dorëzuar bandave që tani e kërcënojnë me jetë. Sipas tij hetimet ndaj bandave të drogës nuk kanë nisur asnjëherë pasi ato kanë lidhje dhe mbështeten nga Tahiri. Deklaratat e Ristanit vijnë pas publikimit në media të dëshmieve të reja të ish-oficerit në arrati Dritan Zaganit.



