Kapllanaj përplaset me Pregjën: Je pjesë e masakrës, bëre VAR me telefon. Arbitra palaço

Kapllanaj përplaset me Pregjën: Je pjesë e masakrës, bëre VAR me telefon. Arbitra palaço

Presidenti i nderit të Bylis, Agron Kapllanaj, kishte një debat me moviolistin Bujar Pregja, në emisionin “Skaner” në MCN TV.

Kapllanaj u shpreh se në ndeshjen me Vllazninë, arbitrimi ishte tendencioz, duke dëmtuar ballshiotët. Ai akuzoi Pregjën se ishte pjesë e asaj që ndodhi, ndërsa i kujtoi rastin e dy viteve më parë, ku i tha se në Ballsh ndaj Vllaznisë, bëri VAR me telefon.

Në Shkodër, arbitri që ka drejtuar ndeshjes, ka qenë tendencioz. Nëse e shikojmë, si e arbitroi ndeshjen, lë për të dëshiruar me rastet. Lojtari shkodran bën faull, Beji merr topin, del përballë me portierin dhe ky arbitër i papërgjegjshëm, i bie dhe ndal lojën. Te rasti në fund nuk kam çfarë të them për pretendimin për penallti.

Pregja është pjesë e asaj masakre. Unë e them që ta gjykojnë kolegët tanë. Pregja ka konflikt interesi. Pregja para dy vitesh, ka bërë VAR me telefon. Në Ballsh i ka mbetur “Jari-VAR-i”. Nuk kam asnjë irritim. Me Kridens Metën nuk kemi fituar kurrë. Në Ballsh, është shpallur “non-grata”. Aty ku shkon Kridens Meta, atje shkon edhe Pregja, njëjtë kundër Bylisit. Nuk donin të ndihmonin Vllazninë jo, thjesht donin të dëmtonin Bylisin. Këta nuk duan ta mbajnë më birlbilin në gojë. Disiplina duhet të dënojë edhe këta. Këta palaço arbitra, që hedhin poshtë djersën e futbollistëve. Nuk e kanë rastin e parë, por vazhdojnë na dëmtojnë.

Nuk mungoi as përgjigjja e Pregjës, i cili i tha se ka bashkëpunuar me presidentin e Bylis, Besnik Kapllanaj, kur ky i fundit ishte i dënuar përjetësisht nga futbolli.

Duhet të lësh specialistët të bëjnë moviolën, jo ta bësh ti. Unë kam bashkëpunuar me ju në shumë raste, kur Besnik Kapllanaj, ka qenë i dënuar përjetësisht nga futbolli. Në Ballsh nuk kam qenë unë që kam anuluar golin me Vllazninë, para 2 vitesh, por arbitri i katërt.

Kur kam arbitruar unë, nuk ishit fare ju. Nuk ishit as në stadium. Ka qenë një Besnik tjetër atëherë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy