Mashtrimi me TVSH/ Arrestohet biznesmeni Agim Kola

Mashtrimi me TVSH/ Arrestohet biznesmeni Agim Kola

Ditën e sotme, efektivët e rendit ndaluan biznesmenin Agim Kola, i cili akuzohet se nëpërmjet blerjeve dhe shitjeve me fatura fiktive ka përfituar në mënyrë të paligjshme një sasi të konsiderueshme parash.

Në prangat e policisë ra administratori i kompanisë Rr.s.M dhe Hidro Company, Agim Kola, i cili akuzohet se është i përfshirë në skemën e evazionit 30 mln euro me faturat fiktive.

Kola nuk është një emër i panjohur as për botën e biznesit dhe as për publikun pasi kohët e fundit është përmendur nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish deputetja Jorida Tabaku, të cilët janë shprehur se kanë dyshime mbi një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash nga kompania e Kolës.

Nga operacioni i luftës ndaj informalitetit janë dërguar deri tani para gjykatës 16 biznesmenë për fshehje të të ardhurave. Gjykata e Tiranë caktoi 5 ditë më parë masën e dënimit për 15 prej tyre: 9 biznesmenë janë lënë në arrest shtëpie, kurse 6 të tjerë janë dënuar me 20 ditë burg.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy