Ndalimi i katër efektivëve/ Zhabina: U konfirmua që policia nuk ka vepruar siç duhet në Dobraç

Ndalimi i katër efektivëve/ Zhabina: U konfirmua që policia nuk ka vepruar siç duhet në Dobraç

Për gazetarin Xhevair Zhabina, ndalimi i 4 efektivëve në Shkodër konfirmon që policia nuk ka vepruar siç duhet në Dobraç.

Në studion e lajmeve të MCN Tv, Zhabina tha se nëse do të kishte një arrestim në vendin e ngjarjes, mund të ndodheshim në një tjetër situatë.

Ishte veprim hetimor që pritej nga AMP. Dukshëm atë ditë efektivët e policisë nuk e kanë siguruar siç duhet vendin e ngjarjes. Në vendngjarje janë parë duke shkelur persona që nuk duhet të ishin aty se në shumë raste mund të prishnin provat dhe për këtë akuzohen.

Është vendosur urdhër ndalimi dhe pritet të dalin para gjykatës për të parë nëse do të ketë urdhra-arresti apo masë më të lehtë sigurie.

Gjykata ka politikë penale lehtësuese, megjithatë duke pasur parasysh që kemi të bëjmë me një situatë të rëndë mund të kemi dhe një reagim ndryshe nga e gjykatës. Efektivët janë aty dhe personi i tretë. Konsiderohet se vendngjarja dhe provat mund të jenë prishur.

Një arrestim në vendngjarje dhe një dëshmi që mund të vinin pas ndalimit mund të kishim tjetër rrjedhje. Mund të kishim emra konkretë se cilët ishin autorët.

Ky veprim është i rëndësishëm se konfirmohet që policia nuk ka vepruar siç duhet në vendin e ngjarjes në Dobraç për të mos folur dhe për vonesën që ka pasur policia për të hyrë në lagjen e Dobraçit.

Grupi hetimor mund të jetë drejt zbardhjes së kësaj vrasjeje të katërfishtë.

Ka dyshime se atentatorët janë nga qyteti i Shkodrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy