Shqipëria gati për ndeshjen me Italinë/ Kapaj: Një barazim do ishte një arritje e madhe

Shqipëria gati për ndeshjen me Italinë/ Kapaj: Një barazim do ishte një arritje e madhe

Shqipëria do të sfidojë Italinë të shtunën në orën 21:00 në ndeshjen e parë të vlefshme për Evropianin.

 

Drupal Ad

 

 

 

Gazetarja e sportit Juli Kapaj, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, tha se beson te një barazim në ndeshjen me Italinë.

Janë tre skuadra pretendente që janë të forta dhe që kanë synimin për të fituar por asgjë nuk na ndalojnë për të ëndërruar në fitore.

Unë do të pretendoja një barazim, do ishte nëj arritje shumë e madhe, do i prishnin punë shumë nëse bëjme një barazim.

Sipas gazetares Kapaj, frikësimi i Italisë është bërë fillimisht përmes shitjes së biletave në numër të madh për tifozët shqiptar.

50 mijë bileta të shitura për ndeshjen e parë është një arritje e madhe, nga ky aspekt e kemi frikësuar Italinë.

Edhe biletat e venit neutral janë të prenotuara të gjitha nga shqiptarët dhe mendoj se në këtë aspekt jemi të fituar aq më shumë që kemi bërë një rrugëtim spektakolar drejt evropianit 2024, me ndeshje fantastike.

Për sa i takon formacionit asnjë nuk mund të flas derisa të zbresin në fushën e lojës por Silvinjo e preferon skemën 4-2-3-1.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy