
Një avion i Alaska Airlines u evakuua në aeroportin e Seattle-it menjëherë pasi u ul pasi një smartfon mori flakë në bord. 128 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit u transportuan menjëherë në terminal, pa lëndime. Pajisja që ka marrë flakë raportohet të ketë qenë një Samsung A21. Ai është tejnxehur dhe ka marrë flakë. Stafi në bord e ka shuar flakën, por problem ka qenë tymi. Ky i fundit e ka bërë ajrin brenda kabinës të rëndë dhe për këtë arsye është bërë evakuimi i avionit menjëherë pas uljes.
Samsung nuk ka reaguar në lidhje me këtë rast. Dyshimet fillestare ishin se pajisja mund të ketë qenë një Galaxy Note 7, një model i tërhequr nga tregu pikërisht për shkak të problemeve me baterinë. Sidoqoftë, aktualisht nuk ka asnjë problem të njohur me modelin Galaxy A21. Nëse konfirmohet se ka qenë Galaxy A21 pajisja që mori flakë, ky do të ishte një rast i izoluar. Pritet ekzaminim I mëtejshëm, pasi smartfoni është gjetur i karbonizuar plotësisht.



