Covid/ 435 raste të reja, 10 viktima

Covid/ 435 raste të reja, 10 viktima

Gjatë 24 orëve të fundit, janë evidentuar 435 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë, e kanë humbur betejën me virusin 10 qytetarë.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar 446 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.268 pacientë.

Rastet e reja janë në këto bashki: 207 në Tiranë, 34 në Fier, 17 në Durrës, 13 në Lushnje, 12 në Kamëz, 9 në Shkodër, Vorë, 7 në Tropojë, Has, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër, 6 në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Berat, Dimal, 5 në Has, Elbasan, Gramsh, 4 në Patos, Konispol, Korçë, 3 në Pukë, Kurbin, Rroskovec, Divjakë, Këlcyrë, Kuçovë, Prrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Kukës, Himarë, Kolonjë, Librazhd, 1 në Vau i Dejës, Mirditë, Shijak, Dibër, Delvinë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Maliq, Pogradec. 

Janë 6,268 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 10 qytetarë: Dy qytetarë 43 vjeçarë nga Elbasani dhe Durrësi, një qytetar 44 vjeç nga Lushnja, katër qytetarë nga Tirana 52-86 vjeç, një qytetar 61 vjeç nga Berati, një qytetar 69 vjeç nga Shkodra, një qytetar 77 vjeç nga Kuçova. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 446 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,883 që nga fillimi i epidemisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy