Haradinaj: Diaspora, shtylla qendrore e zhvillimit të vendit

Haradinaj: Diaspora, shtylla qendrore e zhvillimit të vendit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka takuar bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Sllovenisë. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Kosovës në Slloveni, Nexhmi Rexhepi.

Haradinaj tha se bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Slloveni kanë dhënë kontribut të çmuar në forcimin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Duke ditur rolin e rëndësishëm të diasporës në të gjitha etapat e shtet ndërtimit të Kosovës, Qeveria është kujdesur që të jetë sa më afër kërkesave të bashkatdhetarëve tanë në diasporë, përmes mekanizmave brenda vendit dhe ambasadave të Kosovës në botë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se diaspora jonë në Slloveni ka qenë urë lidhëse dhe e forcimit të miqësisë me shtetin slloven.

Kryeministri tha se Qeveria e Kosovës do të jetë afër tyre përmes lehtësimit të procedurave për investimet nga diaspora, në mënyrë që zhvillimi i afarizmit të tyre të jetë i suksesshëm dhe në të njëjtën kohë të ndihmojë edhe zhvillimin ekonomik të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy