Unë nuk kam pasur ndonjëherë shpresë se do jemi në kushte të barabarta me partitë e tjera.
Unë e di dhe ne jemi të përgatitur që të luftojmë politikisht në kushte të pabarabarta, me një kod zgjedhor që e shkruajnë ata për interesat e tyre.
Por ka një forcë politike si Lëvizja Bashkë që iu flet zemrës dhe interesave të njerëzve, njerëzit binden në masën kritike të paktën për të na dhënë besim.
Në këtë sens pavarësisht se do kemi vëzhgues dhe jo komisioner, pavarësisht se nuk do kemi financim nga shtetit se mbi 90% e mediave nuk do e pasqyrojnë fare.
Për mua këto janë kosto që duhen mbajtur, të vetëdijshëm që mund t’i mbajmë.
Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori tha në emisionin “Bilardo” në MCN TV, se forca politike që ai drejton do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme me shumë besim se do e rrisin rezultatin e zgjedhjeve të kaluara, pasi i njohin më shumë sot në raport me një vit më parë dhe kanë më shumë mbështetës.

Po i njohim më shumë Shqipërinë dhe po na njeh më shumë Shqipëria. Kemi dhe një vit kohë dhe nuk do lëmë jo vetëm qytet por edhe fshat pa shkuar.
Nuk do kemi merak asgjë, që nuk ua thamë qytetarëve mesazhin tonë, pastaj vendosin qytetarët.
Në zgjedhjet e 2025-ës synojmë të kemi përfaqësi shumë të mirë në parlament, e cila është trampolina politike pastaj që të hedh drejt shumicës qeverisëse.



