
Shqipëria ka hapur sot bazën e NATO-së në Kuçovë. Investimi kap vlerën e 55 milionë eurove dhe do të shërbejë si qendër stërvitjeje, por edhe akomodimi e ndërveprimi. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama tha se është një element më shumë për sigurinë në Rajon i cili është jo pak i kërcënuar nga Rusia.



