Autoriteti Amerikan i Parqeve Kombëtare ka humbur punonjësen e saj më të vjetër. Betty Reid Soskin doli në pension në moshën 100-vjeçare ajo ishte në shërbim në një park Kombëtar Pyjesh në Kaliforni.
Ranger ishte udhërrëfyese brenda parkut dhe muzeut dhe u tregonte vizitorëve për përvojën e saj si një grua afrikano-amerikane gjatë konfliktit. Ajo shërbeu në Forcat Ajrore të SHBA në vitin 1942, por vendosi të largohej kur mësoi se eprorët e saj e kishin punësuar vetëm sepse besonin se ishte e bardhë.
Soskin nisi të punojë në këtë park në moshën 84-vjeçare në fillim me kohë të pjesshme e më pas me kohë të plotë.



