Gigi Hadid tregon pse e lindi fëmijën e saj të parë në shtëpi: Durova për 14 orë dhimbjet

Gigi Hadid tregon pse e lindi fëmijën e saj të parë në shtëpi: Durova për 14 orë dhimbjet

Gigi Hadid tregon pse vendosi ta kryente në shtëpi lindjen e vajzës së saj Khai. Mes pandemisë së Covid, supermodelja dhe i dashuri i saj këngëtar Zayn Malik vendosi që lindja në shtëpi ishte zgjidhja më e mirë për ta.

Gjatë pandemisë Gigi qëndroi në shtëpinë e nënës së saj me fermë, bashkë me të motrën dhe partnerin.

Ata vendosën një vaskë në dhomën e gjumit dhe gjatë 14 orëve të krizave, Bella, Yolanda, Malik dhe një mamie e ndihmuan që të lindte.

"Kur shikon dikë që e bën atë, e shikon pak më ndryshe. Unë me siguri dukesha si e çmendur. Malik gjeti filmin e preferuar ‘An Indian’ që e pamë gjatë orëve të para të krizave. E dija që do të ishte dhimbja më e çmendur në jetën time, por ju duhet t'i dorëzoheni asaj dhe të jeni, ‘Kjo është ajo që është’”, tha ajo për ‘Vogue’.

Në fund të procesit rraskapitës, ajo tha se Malik në të vërtetë e kapi Khai-n:

"As nuk e kuptova që ajo kishte dalë. Isha aq e rraskapitur, ngrita sytë dhe ai po e mbante. Ishte kaq e lezetshme".

Modelja tregon se ajo dhe Zayn po kujdesen vetë për Khai-n, pasi këngëtari ka marrë me qira një shtëpi pranë vjehrrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy