
Gjyqtari Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, ka rezultuar i pastër në procesin e vetingut. Vendimi është dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Ky i fundit, pas verifikimeve konstatoi se deklarimet e Islamajt janë të sakta.
“Ka burime të ligjshme për justifikimin e pasurisë. Nuk ka konflikt interesi. Sipas hetimit administrativ të KPK në vitin 2017, Islamaj ka deklaruar një apartament në Durrës, 87 metra katrorë që e zotëron me prindërit, toke arë në Karpen të Kavajës, 1000 metra katrorë, llogari depozite kursimi e krijuar ne vitin 2000 me vlere 5 mijë euro, depozitë kursimi 20 mije euro në vitin 2016”. Në pronësi të bashkëjetueses, apartament banimi 141 metra katrorë në Durrës, garazh dhe dyqan po në Durrës, vlera totale 1 mln lekë blere nga babai që e ka përfituar si pronar i truallit. Makinë “Hyndai” blerë në vitin 2015 për 3 mijë euro. Llogari depozite 12 mijë dollarë, hapur në 2006 me shumë fillestare 10 mijë dollarë, llogari depozitë kursimesh deri në datën 2017, 15 mijë euro. Në pronësi të bashkëjetueses janë edhe dy garsoniere te Shkëmbi i Kavajës, janë ende pa tituj pronësie, pasi babai i bashkëjetueses i ka përfituar për shkak të pronës.
“Përgjegjshmëria shpërblehet”, tha vetë Islamaj për mediat pas seancës.



