
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Jaffa, pjesën jugore të qytetit izraelit të Tel Avivit, duke shkaktuar shkatërrimin e një ndërtese dhe duke shkaktuar një zjarr masiv. Të paktën katër persona mësohet se kanë humbur jetën në këtë incident, katër persona të tjerë u plagosën.
Shpërthimi fillestar, rreth orës 11:10 të orës lokale u dëgjua deri në qendrër të Tel Avivi.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse dikush mbeti i bllokuar në ndërtesën e shembur.
Mediat lokale raportuan se britmat mund të dëgjoheshin nën rrënojat e ndërtesës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa mbeturinat ishin shpërndarë në rrugët e afërta, me zjarr që përfshinte makinat e parkuara në afërsi.



