Ngjarja e rëndë në Korçë/ Policia jep detajet: Burri i vuri flakën dhe u largua, shpallet në kërkim

Ngjarja e rëndë në Korçë/ Policia jep detajet: Burri i vuri flakën dhe u largua, shpallet në kërkim

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës ku Bledar Trëndafili 45-vjeç ka tentuar që të djegë me benzinë gruan e tij Melisa Trëndafili, me të cilën ishin të proces divorci.

45-vjeçari ka shkuar në banesën ku jeton bashkëshortja e tij dhe ka kryer aktin e rëndë duke spërkatur me benzinë 31-vjeçaren dhe më pas i ka vënë flakën.

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë,  shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten (në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë),  shtetasen M. T., 31 vjeçe.

Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi. Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy