
Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot vendimin për Sokol Sanxhaktarin, duke e dënuar dhëndrin e ish-kryebashkiakut Sejdini me 18 vite burg për vrasjen Florian Lamçes.
Bëhet fjalë për vrasjen e ndodhur më 30 korrik të vitit 2020 në qytetin e Elbasanit.
Sanxhaktari u shpall fajtor për veprën penale “vrasje me dashje në bashkëpunim”. Ndërkaq po 18 vjet burg u caktua edhe për Adriano Hajdarin, i akuzuar gjithashtu për “vrasje me dashje në bashkëpunim”.
5 vjet burg u vendos për Amadeus Lamçja, i akuzuar për “moskallëzim krimi”, “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “deklarim i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
Ndërkaq po 5 vjet burg u caktuan për Mehmet Muçën, akuzuar për “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".



