IKMT gjobit kompaninë “Gjikuria” për depozitim inertesh në Dhërmi, kërkon rehabilitimin e zonës

IKMT gjobit kompaninë “Gjikuria” për depozitim inertesh në Dhërmi, kërkon rehabilitimin e zonës

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshkuar me masë administrative kompaninë Gjikuria, pas konstatimit të depozitimit të mbetjeve inerte dhe dherave në krye të fshatit Dhërmi.

 

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria Qendrore e IKMT-së kreu një inspektim në zonë, ku evidentoi një vendgrumbullim mbetjesh të dala nga gërmimet. Nga verifikimet rezultoi se subjekti nuk ishte i pajisur me Leje Mjedisi të tipit B, sipas kërkesave ligjore në fuqi.

 

Për shkeljet e konstatuara, IKMT vendosi masën administrative me gjobë në vlerën 1 milion lekë (te reja), si edhe pezullimin e aktivitetit deri në pajisjen me lejen përkatëse mjedisore.

 

Njëkohësisht, kompanisë iu ngarkua detyrimi për eliminimin e pasojave të shkaktuara dhe rehabilitimin e zonës ku janë kryer depozitimet e inerteve, brenda një afati të arsyeshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy