Tetë organizata europiane depozituan ankesa kundër kompanisë Meta pranë Autoriteteve Kombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave me pretendimin se gjigandi amerikan i mediave sociale po mbledh ilegalisht të dhënat e përdoruesve përmes modelit të abonimit të tyre për përdorim të platformës pa reklama.
Këto organizata pretendojnë se modeli i lartpërmendur i Meta nuk respekton parimet e rregullores së përgjithshme të Bashkimit Europian për mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve të Facebook dhe Instagram.
“Është koha që autoritetet e mbrojtjes së të dhënave të ndalojnë përpunimin e padrejtë të tyre nga Meta në të kundërt kjo është shkelje e të drejtave themelore të njerëzve”, tha Ursula Pachl Zv/drejtoreshë e Përgjithshme e rrjetit të organizatave BEUC.
Meta në modelin që prezantoi tetorin e vitit të kaluar u merr përdoruesve rreth 10 deri në 13 dollarë me kushtin që të dhënat e tyre të mos u merren gjatë përdorimit të mediave sociale. Paralelisht me organizatat e lartpërmendura edhe tre mediat dixhitale të lajmeve the Intercept, Raw Story dhe AlterNet ngritën një padi kundër Open AI me akuzën e shkeljes së të drejtave të autorit.
Sipas këtyre agjencive Open Ai po përdor mijëra histori të tyre për trajnimin e chatbot-eve të Chat GPT-se që u përgjigjen pyetjeve të bëra nga përdoruesit e tyre.
Kompanitë kërkojnë të paktën 2500 dollarë dëmshpërblim për çdo herë që një nga historitë e tyre është përdorur nga chat GPT.



