“Mund të jetë vrarë nga rojet e tij”, misteri i ekzekutimit të presidentit të Haitit

“Mund të jetë vrarë nga rojet e tij”, misteri i ekzekutimit të presidentit të Haitit

Tri ditë pasi presidenti i Haitit u vra brenda shtëpisë së tij në periferi të Port-au-Prince, është ende e paqartë se kush e urdhëroi dhe e kreu vrasjen.

Disa pista për vrasjen e tij janë ngritur, disa zyrtarë thonë se vrasja e Presidentit Jovenel Moise është bërë nga një ekip mercenarësh të huaj të armatosur mirë dhe të tjerë që sugjerojnë se rojet e pallatit mund të jenë përfshirë në vrasjen e tij. Dëshmitë gjithashtu thonë se rojet dhe mercenarët kryesisht kolumbianë mund të kenë punuar së bashku.

Ndërsa hetimet për vrasjen e presidentit në rrethana misterioze vazhdojnë , kriza në Haiti është thelluar për pluftën për kontrollin e vendit, shkruan Los Angeles Times.

Haiti është kombi më i varfër në Hemisferën Perëndimore, me një person mesatare që mbijeton me më pak se 3 dollarë në ditë.

Në dekadat e fundit, ish-kolonia franceze është rrethuar nga çdo katastrofë e imagjinueshme, uragane, tërmete, diktatura dhe një sërë ndërhyrjesh të huaja që shumë besojnë se vetëm nxisnin paqëndrueshmërinë e vazhdueshme.

Dhe para se Moise të vritej, vendi ishte përfshirë nga një seri krizash kriminale, politike dhe shëndetësore.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy