Ndryshojnë rolet, Rama drejton “Opinion”, ngacmon Feziun: Kush janë tre femrat që ta kanë marrë frymën?

Ndryshojnë rolet, Rama drejton “Opinion”, ngacmon Feziun: Kush janë tre femrat që ta kanë marrë frymën?

Gazetari Blendi Fevziu ka rrëfyer disa nga momentet më pikante të karrierës së tij në një intervistë ku rolin e moderatorit dhe gazetarit e ka pasur hiç më pak se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ai i ka kthyer reston gazetarit Fevziu, duke i kërkuar të përgjigjet shkurt, mos t’i devijojë përgjigjes dhe madje dhe me pyetje me ‘spec’. Rama e ka pyetur Fevziun se cilat janë 3 femrat që i kanë marrë frymën, gazetari ka përmendur disa emra.

Nëse do ishe i sinqertë më thuaj 3 gjëra që nuk i duron tek kolegët e tu, pa emra?
Po e fus edhe veten tek këta kolegët. E para, bindja që gazetarët janë njerëzit më të fuqishëm që ulin dhe ngrenë kë të duan. Nuk është ashtu. E dyta, akoma pas 20 vitesh media i jep të drejtën vetes të dhunojë çdo qytetar por nuk duron asnjë kritikë për veten. I ka dhënë një pushtet të pamerituar. E treta që po e vë re së fundmi, distanca, vetëbesimi shumë i madh po i lë shumë nga kolegët, jashtë update-timit të përditshëm. Shumë mendojnë se Shqipëria është qendra e botës. Jetojmë në një botë globale dhe duhet të update-hemi më shumë.

Tre gjëra që do vlerësoje tek protagonistët politikë të këtyre 27 viteve?
Unë kam bindjen që s’ka qenë politika pjesa më e keqe e shqoërisë. Ajo që kam vlerësuar është dëshira për të lëvizur gjërat. E dyta është që për një periudhë të gjatë kohe, protagonistët e Shqipërisë kanë qenë të arsimuar e kulturuar. Nuk ka ndodhur në rajon kjo. Gjëja e dytë pozitive kjo. E treta, klasa politike shqiptare ka tentuar të jetë më moderne dhe pak më e shkolluar pa llogaritur pjesën e tmerrshme të parlamentit.

Tre gratë apo vajzat që të kanë marrë frymën kur kanë hyrë në studio?
Janë shumë.

Tre vetëm…
Po janë shumë.

Të gjitha ta kanë mbajtur frymën?
Pjesa më e madhe.

Fillo renditjen me çfarë të vjen në mend?
Afërdita Dreshaj…po them nga bukuria apo thua nga ana e të folurit.

Nga të gjitha mënyrat, paraqitja, hijeshia, të gjitha…
Majlinda Bregu, Grida Duma, Mesila Doda në shumë momente si politikane, ndërsa nga bukuria thashë Afërdita Dreshaj, Bleona Qereti, Xhesika Berberi.

Ka një personazh që e ke ftuar dhe ke thënë nuk e ftoj më?
Kam menduar që njerëzit që vijnë për emisionin, jo e dua apo jo. Ka disa. Ka njerëz që nuk i duroj dot fare, por i ftoj në studio. Ka disa njerëz dhe kam pasur një kriter, kriteri i vetëm kam qenë shpifja neveritëse. Shpifja është popullore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy