Temperatura të ulëta dhe erë e fortë në qarkun e Shkodrës, dy njësi malore të izoluara nga bora (VIDEO)

Temperatura të ulëta dhe erë e fortë në qarkun e Shkodrës, dy njësi malore të izoluara nga bora (VIDEO)

Qarku i Shkodrës është përfshirë nga moti i keq, me reshje dëbore dhe temperature të ulëta.

Gazetarja Bendis Druni në një lidhje me MCN Live bë me dije se era është e fortë.

Po ashtu Druni bën me dije se dy njësi malore në Vaun e Dejës janë të izoluara nga dëbora.

 

Drupal Ad

Qarku i Shkodrës është përfshirë nga temperatura të ulëta. Në qytetin e Shkodrës temperaturat aktualisht shënojnë 5 gradë. Kemi prezencë të erës së fortë. Nga reshjet e dëborës dje është përfshirë edhe plazhi i Velipojës. Reshjet kanë qenë të konsiderueshme dhe i gjithë bregdeti është zbardhur. Kemi pasur mungesë të energjisë në disa njësi dhe disa rrugë kanë qenë të vështira për t’u kaluar.

Në zonat malore nuk kemi bllokim të rrugëve, por puna vijon për t’i mbajtura të hapura. Mbrëmë ka pasur mungesë energjie, në Gur i Zi. Ana e Malit dhe pjesërisht në Velipojë dhe Shalë. Problemet me energjinë elektrike po në këto vende vijojnë të jenë edhe ditën e sotme. Grupet e OSHEE vijojnë të jenë në terren.

Aksi Kir-Shosh është i bllokuar për shkak të rrëshqitës së dherave dhe reshjeve të dëborës. Rruga Theth është e kalueshme. Për ka ngrica dhe duhen goma dimërore dhe zinxhirë.

Në bashkinë e Malësisë së Madhe nuk janë raportuar probleme, pavarësisht se kemi prezencë të erës së fortë dhe temperaturave të ulëta. Në Vaun e Dejës ka disa zona pa energji, ndërsa dy njësi malore janë të izoluara nga bora.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy