Dy shkolla në Tiranë, burim aksidentesh për nxënësit

Dy shkolla në Tiranë, burim aksidentesh për nxënësit

Emisioni Xhadat trajtoi denoncimin e prindërve të nxënësve të dy shkollave “Sandër Prosi” dhe“ Mustafa Greblleshi” në Tiranë . Oborri i këtyre dy shkollave ështe kthyer në rrugë dhe vend për parkimin e makinave .

-Fëmija im nuk është i sigurt fare këtu. E kemi ngritur si shqetësim po nuk është bërë asgjë- u shpreh një prind.

-Oborri i shkollës është kthyer në rrugë  si dhe fizkulturën e bëjnë në rrugë. -tha  një tjetër prind.

Xhadat pyeti edhe qytetarët të cilët kalonin me makinat e tyre  në oborrin e shkollave. Ata u shprehën se prej disa vitesh kjo ishte e vetmja rrugë për të hyrë në lagje.

Nga ana tjetër edhe mësuesit, shprehen të shqetësuar. Krahas rrezikut që vjen nga mungesa e oborrit të shkollës,  kjo cënon dhe procesin mësimor në lëndët sportive.

Xhadat sollën pamje se si nxënësit luanin futboll dhe volejboll mes makinave.  

Në lidhje me këtë denoncim Xhadat pyeti Zyrën Vendore Arsimore Tiranë. Në pëgjigje ky institucion deklaroi se për pjesën e infrastrukturës shkollore përgjegjëse është bashkia, duke mos marrë asnjë përgjegjësi mbi vete.

Xhadat i dërgoi një këkesë për informacion dhe Bashkisë Tiranë por nuk mori asnjë përgjigje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy