Mashtrim ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive, zbulohet në Tiranë apartamenti i kthyer në Call Center/ Arrestohen dy administratorët

Mashtrim ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive, zbulohet në Tiranë apartamenti i kthyer në Call Center/ Arrestohen dy administratorët

Një apartament i kthyer në Call Center në Tiranë, është zbuluar gjatë operacionit policor të koduar “Fasada”, ku nëpërmjet tij bëhej mashtrim ndërkombëtar me bursa fiktive.

 

Gjatë operacionit u arrestuan dy personat të cilët administronin ambientin e përshtatur për call center, përmes të cilit mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, si dhe u proceduan penalisht 12 operatorë.

 

Gjatë operacionit, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë në apartamentin në rrugën “Sulejman Delvina”, i cili ishte përshtatur si Call Center, ku kanë kapur në flagrancë shtetasit Argest Rushi dhe Leonard Maksutaj, si dhe 12 operatorë, të cilët mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive.

 

Nga hetimet rezultoi se apartamenti ishte marrë me qira nga shtetasi Argest Rushi, i cili, në bashkëpunim me shtetasin Leonard Maksutaj, e administronte këtë ambient me qëllim zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u vunë në pranga shtetasit Argest Rushi, 44 vjeç dhe Leonard Maksutaj, 26 vjeç, administratorë të ambientit, si dhe u proceduan penalisht 12 operatorë, të cilët u kapën në flagrancë në apartament, gjatë ndërhyrjes nga policia.

 

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie të paligjshme, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy