Selami shpërthen ndaj Bashës: Mos flit për komunizmin, se edhe ti nuk mbetesh pas

Selami shpërthen ndaj Bashës: Mos flit për komunizmin, se edhe ti nuk mbetesh pas

Të shtojmë një buxhet më vete për dokumentimin e krimeve të komunizmit dhe të mos lejojmë kurrë më, që figurat ish komuniste të drejtojnë vendin.

Ishte ky njëri ndër mesazhet e Lulzim Bashës këtë të martë gjatë seancës parlamentare në përkujtim të 70 vjetorit të ekzekutimit të deputetëve të opozitës së kohës, një deklarim me të cilin ish rivali e kryetari i PD-së Eduard Selami nuk është aspakt dakort.

Përmes një postimi në rrjetin social, Selami shkon më tutje, kur thotë se i fundit që duhet të flasë për krimet komuniste duhet të jetë Lulzim Basha, pasi sipas Selamit, kryedemokrati nuk mbetet pas në krahasim me rrëgjimin diktatorial dhe krimet.

Kësisoj, për herë të parë, Eduard Selami e ka krahasuar lidershipin e Lulzim Bashës në PD, me drejtimin e vendit në kohën komuniste, ku për ata që ishin kundër partisë dhe linjës zyrtare, kishte vetëm një fat të paracaktuar.

“Dënimi i eleminimit të deputetëve në diktaturë nga Basha, hipokrizi. Për kohën dhe mundësitë ai nuk mbetet pas”, reagon Selami në Twitter.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy