Rusia e gatshme të ndihmojë Iranin të rindërtojë objektet bërthamore të dëmtuara

Rusia e gatshme të ndihmojë Iranin të rindërtojë objektet bërthamore të dëmtuara

Rusia është e gatshme, të ndihmojë Iranin në rindërtimin e objekteve bërthamore paqësore të dëmtuara nga sulmet izraelite, deklaron kreu i Rosatom (Korporata Shtetërore e Energjisë Atomike e Rusisë), Alexey Likhachev.

Likhachev tha se Gjermania e kishte braktisur centralin bërthamor të Bushehrit, i cili ishte dëmtuar, por më vonë ishte restauruar nga specialistë rusë.

“U fut në epiqendrën e operacioneve ushtarake, ishte i rrënuar, ne e përfunduam. Ne kemi përvojë në ndihmën ndaj Iranit në kohë të vështira, si në restaurimin ashtu edhe në ndërtimin e objekteve bërthamore. Ne kryem disa veprime teknike në mbështetje të partnerëve tanë iranianë dhe miqve tanë. Natyrisht, jemi gati ta bëjmë këtë në të ardhmen”, tha Likhachev për Tass.

Izraeli nisi një operacion ushtarak kundër Iranit natën e 13 qershorit. Republika Islamike u hakmorr më një ditë më vonë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy