
Ditën e sotme, në futbollin e Kosovës u regjistrua një ngjarje skandaloze. Në minutat e fundit të sfidës me Gjilanit dher Ballkanit, u godit nga tifozët portierit i këtyre të fundit, Stivi Frashëri.
Gjithçka ndodhi pas golit të barazimit të shënuar nga Enea Koliçi, ku tifozët e Gjilanit u futën në fushë dhe dy prej tyre goditën Frashërin, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.
Menjëherë pas kësaj, portieri u transportua me urgjencë në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.
Së fundmi, klubi i Ballkanit, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka treguar gjendjen e lojtarit, ku thuhet se “fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë ku në urgjencën e spitalit ne Gjilan i ka bërë analizat fillestare, ndërsa është i udhëzuar për të bërë rezonanca shtesë pasi ka shtypje të brendshme.”
POSTIMI I BALLKANIT:
Të dashur tifozë ,
Siç jeni tashme te njoftuar lidhur me incidentin ne ndeshjen ndermjet SC Gjilani dhe FC Ballkani gjeja më e rëndësishmja është mirëqenia dhe shëndeti i Stivi Frasherit.
Lidhur me këtë falenderojmë të gjithë komunitetin sportiv dhe qytetaret e ndershëm për mbështetjen ndaj të sulmuarit Stivi, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë ku në emergjencen e spitalit ne Gjilan i ka bërë analizat fillestare, ndërsa është i udhëzuar për të bërë rezonanca shtesë pasi ka shtypje te mbrendshme .
Shpresojmë në sherimin sa me te shpejt të gardianit tonë.
Të ju përkujtojmë se SC Gjilani në Suharekë ka marr pikët e plota si mysafir, por asnjëherë nuk i’u është rezervuar pritja e këtill si kjo e sotit pasi ne si klub i kemi raportet shume te mira me të gjitha klubet.
Futbollistët e rivalit tonë të sotshem i përgëzojmë për angazhimin dhe lojën e shfaqur, ndërsa organizimin e ndeshjes derbi i’a lejmë organeve kompetente që të vlerësojnë dhe gjykojnë brenda rregulloreve te FFK-se
Huliganizmi i shfaqur pa përfunduar ndeshja kryesore e kësaj xhiroje askujt nuk i shkon për shtati, andaj ftojmë policin e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë që të bëjnë çmos për të vënë drejtësinë me qëllim që raste te këtilla mos të përseritën asnjëherë.
Faleminderit te gjithë opinionit futbolldashës për reagimet dhe mbeshtetjet.



