Një tjetër tragjedi në brigjet e Ishujve Kanarie. Trupat e të paktën 9 emigrantëve janë gjetur nga shërbimet e urgjencës në ishullin El Hierro.
Autoritetet janë në kërkim të 50 emigrantëve të tjerë që janë zhdukur në det. Varka me të cilën ata po lundronin u përmbys në det.
27 persona të cilët ndodheshin në mjetin lundrues u shpëtuan dhe u transferuan në portin e La Restinga, në El Hierro. Dy nga të mbijetuarit u evakuuan me helikopter në spital.



