Rasti i rrallë/ Bie nga kati i 47-të dhe … mbijeton

Rasti i rrallë/ Bie nga kati i 47-të dhe … mbijeton

Rasti i tij është ndër më të rrallët në botë. Alcides Moreno ka rënë nga kati i 47-të dhe ka mbijetuar. Moreno punonte si pastrues xhamash në një qiellgërvishtëse në Nju-Jork. Më 7 dhjetor 2007, ai së bashku me të vëllain, Edgar po pastronin xhamat, por kabllot me të cilat platformë ku kishin hipur mbahej në ajër u shkëputën në njërën anë. Edgar fluturoi nga një lartësi prej 144 metrash.

Ndërkohë, edhe i vëllai i tij Alcides, kishte rrëshqitur me platformën dhe u gjet në tokë mbi një pirg hekurishtesh. Ai merrte frymë dhe ishte përpjekur të ngrihej në këmbë, por pa sukses.

Edgar vdiq në vend, ndërsa Alcides u dërgua në një spital ku ra në koma. Ai kishte plagë dhe fraktura në të gjithë trupin.

Alcides u zgjua nga koma rreth tri javë më vonë, në Ditën e Krishtlindjeve të 2007-s. Është shumë e vështirë të shpjegosh se si ia ka dalë t’i mbijetojë rënies nga një lartësi aq e madhe.

Vitin e kaluar, Alcides u bë baba për herë të katërt. Ai e sheh lindjen e tij si një mrekulli të vogël. “Vazhdimisht pyes veten pse mbijetova. Tani kam një fëmijë të vogël. Ai duhet të ketë qenë arsyeja, për ta rritur dhe për t’ia treguar historinë time”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy