Hamataj: Dosja “Veliaj” mund të marrë në qafë gjysmën e Tiranës. Masa e sigurisë të ishte më e butë (VIDEO)

Hamataj: Dosja “Veliaj” mund të marrë në qafë gjysmën e Tiranës. Masa e sigurisë të ishte më e butë (VIDEO)

Avokati Ermal Hamataj tha në MCN Live se nëse hetimet për dosjen Veliaj vazhdojnë siç kanë nisur do marrë më qafë gjysmën e Tiranës.

Sipas Hamtajt ndaj kryebashkiakut mund të zbatohej një masë më e butë sigurie. Po ashtu ai theksoi se tashmë po faktohen postulatet për lidhje të politikës m aktorë apo njerëz të showbiz-it. 

Drupal Ad

I pyetur mbi kontrollin e banesës së aktorit Gazmend Paja dhe hetimet për Veliajn, Hamataj tha:

Rastësia s’shkon gjithmonë, derisa kanë identifikuar atë pronën, ajo në një mënyrë ose tjetër duhet të ketë lidhje me hetimin e Veliajt. Po del në pah që thashethemet e deridjeshme që aktorë apo njerëz të showbiz-it kanë lidhje me politikët, po shkon në një faktim të këtij postulati që thuhej lart e poshtë.

Dosja Veliaj mund të marrë më qafë gjysmën e Tiranës, nëse hetimet vazhdojnë ashtu siç kanë nisur. Kemi parë disa persona që i qëndrojnë afër, emrat e të cilëve dalin gjithandej. Afatet e hetimit i ka deri në 12 muaj. Por pa dyshim të arsyeshëm s’mund të dënohet Veliaj. Asgjë që ta lidhë atë personalisht nuk duket të ketë, por janë persona rreth tij. Jam i mendimit që gjykatat duhet të zbatojnë masa më të buta”.

Hamataj theksoi se politika është e frikësuar nga SPAK-u, dhe s’i duhet hequr merita SPAK-ut dhe GJKKO-së. Sipas tij SPAK është në tejkalim të kompetencave në hetimin e krimeve zgjedhore. 

I pyetur lidhur me përplasjen e njerëzve të Agron Kapllanajt me agjentët e BKH-së, Hamataj thotë:

Besoj që faji më tepër rëndon te agjentët e BKH dhe Forcat Operacionale, që s’mund të sillen si të gjithëpushtetshëm, të injorojnë pronën private, dhe mënyrën e identifikimit kur futen në pronën private. Patjetër që s’duhen të kundërshtohen punonjësit e policisë, por edhe këta të fundit duhet të identifikohen kur shkelin në një pronë private.

Prona private dhe e drejta për ta mbrojtur ka një tjetër parashikim kushtetues. Të dyja palët duhet ta merrnin më me qetësi, por agjentët mund të ishin identifikuar para se të ndodhte konflikti. S’ka grup të strukturuar, është thjesht një ngjarje e rëndomtë, që do ndiqet nga Prokuroria e Fierit”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy