Një komitet ekspertësh i thirrur nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) do të vendosë sot nëse do të shpallë emergjencën ndërkombëtare mbi koronavirusin, sëmundja që u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë.
Zyrtarët kinezë do të marrin pjesë në mbledhje.
Takimi vjen vetëm disa ditë përpara Vitit të Ri hënor, kur qindra miliona kinezë udhëtojnë për të vizituar familjet e tyre - duke shtuar frikën për përhapjen e sëmundjes. Gjashtë njerëz kanë vdekur deri tani dhe afro 300 raste janë konfirmuar brenda Kinës.
Rasti i parë i koronavirusit në Shtetet e Bashkuara u konfirmua të martën.
Një udhëtar që kishte fluturuar në Seattle nga Kina dhe raportohet se është në gjendje të mirë.
Raste të ngjashme të importuara janë konfirmuar në Tajlandë, Japoni, Korenë e Jugut dhe Tajvan, vendet që kanë nisur të aplikojnë ekzaminimin e udhëtarëve që mbërrijnë nga Kina dhe përdorimin e karantinave paraprake.
Aksionet në bursa nisën të binin menjëherë pas lajmit se sëmundja u identifikua edhe në SHBA.



